Arsenali përcjell nga afër Barellan

Futboll

Arsenali përcjell nga afër Barellan

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:00
Nicolo Barella

Talenti italian pëlqehet nga shumë klube të mëdha në Evropë.

Arsenali dhe trajneri i tyre, Unai Emery, vazhdojnë të ndjekin me interes Nicolo Barellan.

Gjatë takimit të fundjavës mes Milanit dhe Cagliarit, e luajtur në “San Siro”, vëzhgues të ekipit londinez ndoqën nga afër mesfushorin e Cagliarit.

Barella është një lojtar i cili ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjera në Serie A, ndërsa Chelsea në janar bëri një ofertë për të, por që u refuzua nga vetë lojtari.

Barella shihet nga Emery si përforcimi ideal për mesfushën, ndërsa do të ishte një investim i rëndësishëm edhe për të ardhmen, duke parë moshën e talentit italian, i cili është 22-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat