Si vendosi shqiptari mes pasaportës së Maqedonisë dhe të Austrisë... - Bota Sot
Si vendosi shqiptari mes pasaportës së Maqedonisë dhe të Austrisë...

Futboll

Si vendosi shqiptari mes pasaportës së Maqedonisë dhe të Austrisë...

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Eldis Bajrami

I kishte shënuar gol Shkëndijës në ndeshjen miqësore në kuadrin e zhvillimit të fazës përgatitore në Antali të Turqisë.
Ndeshja kishte përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa ai e kishte realizuar golin e dytë, atë të barazimit.

Bëhet fjalë për Eldis Bajramin, futbollistin shqiptar të lindur në Wien të Austrisë, me origjinë nga Kërcova e Maqedonisë.

“Kam lindur në Wien, ku jetoj me familjen time. Me futboll merrem si i vogël. E dashuroj futbollin, pasi edhe babai im ka qenë futbollist. Në Austri kam filluar te Rapid Viena, kurse së fundmi isha te Admira Vacker, prej nga gjatë verës së kaluar kalova te St.Pölten”, e nis rrëfimin e tij për Lajm, Eldis Bajrami, mesfushor i skuadrës St. Pölten, që bën gara në Bundesligën e Austrisë.
“Këtu kam kushte të mira, dhe them se jam i kënaqur. Ambiciet tona janë që në fund të kampionatit të renditemi në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit dhe në garat e kupës të shkojmë sa më larg”, vijon tregimin e tij 26-vjeçari.

Atij i kishte pëlqyer skuadra e Shkëndijës.
“Po, Shkëndija ishte skuadër shumë e organizuar. Më pëlqeu ekipi, kishin futbollistë cilësorë. Pas ndeshjes me disa prej tyre shkëmbyem mendime tona”, thotë Bajrami, i cili nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të vesh fanellën e Shkëndijën.

“Në futboll si dihet asnjëherë. Unë kam kontratë me St. Pölten deri në verën e ardhshme të vitit 2020. Megjithatë, me kënaqësi do të kisha pranuar të luaj për Shkëndijën, kuptohet nëse ata shprehin interesim dhe mi plotësojnë kërkesat e mia. Kam dëgjuar se janë klub me kushte shumë të mira financiare dhe kampion i Maqedonisë”, thotë mesfushori Bajrami.

Ai tregon se ka qenë i ftuar edhe nga U21 e Maqedonisë, në kohën kur seleksionues ishte, Boban Babunski. 
“Pata marrë ftesë. Kam qenë në Maqedoni, por nuk doja që të ftohem vetëm për disa ndeshje dhe më pas jo. Pastaj kur më erdhi koha që të zgjedh mes pasaportës së Maqedonisë dhe Austrisë u përcaktova për këtë të fundit, tha Eldis Bajrami, futbollisti shqiptar i St. Pölten nga Bundesliga e Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...