Solskjaer për formën e Sanchez: Nuk kam çfarë t’i bëj, duhet të gjejë veten

Futboll

Solskjaer për formën e Sanchez: Nuk kam çfarë t’i bëj, duhet të gjejë veten

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:16
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri norvegjez nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e kilianit.

Manchester United u mposht mbrëmë nga Paris Saint-Germain brenda në Old Trafford me rezultat 0-2, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Njëri nga lojtarët që zhgënjeu më shumë në këtë takim ishte Alexis Sanchez, i cili u inkuadrua në lojë në fundin e pjesës së parë.

Për paraqitjen e dobët të Sanchez dhe në përgjithësi formën e tij ka folur edhe trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

“Unë nuk mund të bëj asgjë për Alexis Sanchezin. Kur ai futet të lojë duhet të gjejë vetveten, pasi e dimë që tek ai ndodhet një lojtar që bën diferencën”, theksoi trajneri i “Djajve të Kuq”.

Kujtojmë se kjo ishte humbja e parë për Solskajer në të gjitha garat prejse është ulur në stolin e United, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat