Plas te Interi

Futboll

Plas te Interi

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:06
Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i skuadrës zikaltër

Plas te Interi. Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i skuadrës zikaltër. Është ky vendimi që kanë marrë drejtuesit e klubit milanez, vendim që është zyrtarizuar nëpërmjet një postimi të shkurtër në Tëitter ku nuk sqarohen arsyet. Presidenti Steven Zhang sëbashku me adiministratorin e deleguar Beppe Marotta, zëvendëspresidentin Javier Zanetti dhe drejtorin sportiv Piero Ausilio kanë marrë vendimin drastik për t’i hequr shiritin Mauro Icardit dhe për tia dhënë atë portierit Samir Handanovic, me sllovenin që do të jetë kapiteni i ri i Interit duke filluar që nga ndeshja e kësaj të enjteje në Europa League ndaj austriakëve të Rapidit të Vjenës. Deklaratat e ditëve të fundit të menaxherës dhe njëkohësisht bashkëshortes së lojtarit Wanda Nara por edhe vetë përfshirja e Icardit me postime të shumtë në rrjetet sociale ku u kundërvihej mediave se gënjenin për propozimet e ndryshme që i kishte bërë Interi për rinovimin e kontratës kanë detyruar drejtuesit zikaltër t’i heqin shirtin dhe ndoshta të prishin përfundimisht marrëdhëniet me bomberin argjentinas. Mes palëve tashmë çdo raport është prishur përfundimisht dhe gjasat janë që Icardi të mos rinovojë kontratën por të largohet përfundimisht në merkaton e verës. Mauro Icardi po kalon një moment vërtet të errët pasi në 7 ndeshjet e fundit të Serie A nuk ka gjetur rrugën e rrjetës ndërkohë që me aksion nuk realizon që nga sfida ndaj PSV Eindhoven në Champions League në fillim të dhjetorit. Shiritin e kapitenit te Interi Maurito e mabnte në nga fillimi i sezonit 2015-2016, shirit që ja kishte akorduar trajneri i atëhershëm Roberto Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat