UEFA del me njoftim për golin e anuluar të Ajaxit ndaj Realit

Futboll

UEFA del me njoftim për golin e anuluar të Ajaxit ndaj Realit

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:28
Momenti i golit

UEFA ka dalë me njoftim zyrtar për golin e anuluar të Ajaxit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në minutën e 38-të, Nicolas Tagliafico shënoi ndaj Realit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit me VAR, duke zgjuar reagime të shumta në stadiumin “Johan Cruijff”.

Në njoftimin e UEFA-s theksohet se goli me kokë i Tagliaficos u anulua për shkak se gjyqtari ka vërejtur se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dushan Tadiq ishte në pozitë jashtë loje dhe po e pengonte portierin kundërshtar që të zhvillonte lëvizjen e tij drejt topit.

“Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR-it dhe goli u anulua me të drejtë dhe u akordua gjuajtje e lirë për pozitë jashtë loje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndeshja u mbyll me fitore të Realit 1 me 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat