Turp

Futboll

Turp

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:45
Pamje nga anulimi i golit

Mesfushori i Ajax, Frenkie de Jong, beson se vendimet e VAR-it shkojnë lehtësisht në favor të klubit të madh, pasi skuadra e tij u mund 2:1 të mërkurën, ndaj Real Madridit. Pas disa shanseve të para në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, Nicolas Tagliafico u shfaq suksesshëm me kokë, duke i dhënë Ajax epërsinë, në fund të pjesës së parë. 

Festimet e holandezëve u ndërprenë kur gjyqtari Damir Skomina ndaloi të rishikonte momentin me pamje televizive dhe vendosi që të anulojë golin. Shkak për këtë u bë Dusan Tadiç, i cili kishte qenë në pozicion jashtë loje dhe ka penguar portierin e “Los Blancos”. 

De Jong beson se Ajax tregoi mjaftueshëm potencial për të besuar se mund të përparojë më tej në këtë kompeticion, duke fituar në kthim, në “Santiago Bernabeu”. "Në Spanjë duhet të luajmë ashtu siç bëmë këtu në shtëpi, - tha ai për NOS. - Me guxim dhe bindje, asgjë nuk është e pamundur. 

Kualifikimi nuk është vendosur ende. Reali do të ketë edhe më shumë presion para tifozëve të vet. Si ekip, ne bëmë mirë. Eshtë një turp, që goli ynë u anulua. Ndoshta vendimet e VAR-it shkojnë lehtësisht në favor të klubit të madh. Pavarësisht atij momenti, ne vazhduam të luajmë mirë dhe patëm shanset tona. 

Sigurisht, për mua ishte mirë të luaja kundër Luka Modric. Kjo sigurisht më motivon, Modric është një talent i natyrshëm dhe dukej shumë e vështirë për ta vënë nën presion".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat