Deshëm apo nuk deshëm, e pranuam apo nuk e pranuam, ndeshja e parë zyrtare e kombëtares së Kosovës në futboll, është zhvilluar me 14 shkurt të vitit 1993, para 26 viteve, kur djelmoshat tanë pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Kombëtarja e Shqipërisë. Ndeshja e parë zyrtare miqësore që e kishte bërë nervoz edhe pushtuesin serb.
Sadullah Ajeti
Ish futbollisti i mirënjohur Sadullah Ajeti, atëkohë pjesën e kombëtares së Kosovës, që sakrifikoi shumë, u paraqit në petkun e kombëtares tonë. “Përkujtimi i 26 vjetorit të ndeshjes të Përfaqësueses të Kosovës në futboll e zhvilluar në Tiranë me kombëtaren e Shqipërisë. Përkundër kushteve shumë të vështira duhet përmendur kontributin dhe angazhimin e madh të kryesisë dhe kryetarit të atëhershëm të FFK-së z. Agim Bytyqi për organizimin e kësaj ndeshje.
Sporti i Shqipërisë
Çdo herë sporti kosovar e në veçanti futbolli duhet të jetë mirënjohës i madhë për ish trajnerin e kësaj përfaqësuese z. Ajet Shosholli me stafin e tij për përzgjedhjen, grumbullimin e lojtarëve dhe zhvillimin e kësaj ndeshje, e cila është cilësuar atëherë por edhe tani si ndeshje historike për futbollin kosovar. Unë Sadullah Ajeti si futbollist i ri isha me fat që kam qenë pjesë e kësaj Përfaqësuese. Si përfundim :
Ndeshja është zhvilluar me 14 shkurt 1993, ora 14:30, në stadiumin e Dinamos në Tiranë”, shkruan Sadullah Ajeti.