Nuk kanë ndërmend të hedhin hapin e parë për Rabiotin

Futboll

Nuk kanë ndërmend të hedhin hapin e parë për Rabiotin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:53
Nuk kanë ndërmend të hedhin hapin e parë për Rabiotin

Bayern Munihu është tërhequr nga oferta për nënshkrimin e mesfushorit francez, Adrien Rabiot. Pak ditë më parë, “Daily Star” raportoi se Tottenham nuk do të përfshihet në betejën për shërbimet e këtij futbollisti, ndërsa linte të kuptohej se Liverpool dhe Barcelona janë dy klubet më të mirëvendosura në raport me këtë çështje.

Tani është revista gjermane "Kicker", ajo që raporton se Bayern Munich do të ndjekë gjurmët e klubit të Londrës. “Kicker” shkruan se bavarezët janë tërhequr nga interesi i treguar për të në të kaluarën (merkaton dimërore). Kërkesat ekonomike të Adrien Rabiot duket se i kanë frenuar drejtuesit e skuadrës nga “Allianz Arena” për t’u ulur në tryezë me mesfushorin e PSG-së.

Tani për tani, nga Bayern Munich ka pasur vetëm një qëndrim: "Rabiot është lojtar interesant, por ka çmim të shtrenjtë”. Duke pasur parasysh këtë situatë, gjigantët e Bundesligës do të mbeten të vëmendshëm ndaj lëvizjeve, por nuk kanë ndërmend të hedhin hapin e parë për Rabiot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat