Icardi e konfirmon lëndimin

Futboll

Icardi e konfirmon lëndimin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Mauro Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka konfirmuar sot se është duke marrë tretman mjekësor në nyjën e këmbës së djathtë.

Sport Mediaset raportoi të enjten në mëngjes se sulmuesi argjentinas ndodhej në qendrën stërvitore të Interit për të marrë terapi për një dëmtim në nyje.

Kjo u kundërshtua shpejt nga tifozët zikaltër në rrjetet sociale, duke marrë parasysh se Icardi e humbi shiritin e kapitenit dhe nuk pranoi të luajë për skuadrën në ndeshjen e sotme kundër Rapid Viennës në Evropa Ligë.

Por, Icardi e përdori Instagramin për të konfirmuar se është duke marrë tretman.

Tani mbetet të shihet nëse ai do të përfshihet në skuadrën e Interit për ndeshjen ndaj Sampdorias në Serie A këtë fundjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat