Kërkohet reforma në organizatën e referëve të Mitrovicës

Futboll

Kërkohet reforma në organizatën e referëve të Mitrovicës

Nga: Ilijaz Spahiu Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Ilijaz Spahiu

Debate
Duke pas dëshirë të madhe që rajoni i organizatës së referëve te Mitrovicës, të avancohet dhe të mos nëpërkëmbët nga persona që këtë organizatë e kanë degraduar dhe ajo është vendos në nivelin më të ultë të përfaqësimit dhe të avancimit të gjyqtarëve të Mitrovicës pa fajin e tyre dhe në mungesë të përfaqësimit të tyre nga persona kompetentët, të utoritetit dhe ata që posedojnë vlera njerëzore dhe profesionale! Rajoni i Mitrovicës gjithmonë ka pas dhe ka nxjerrë referë të kalibrit të lartë profesional të cilët kanë përfaqësuar jo vetëm futbollin kosovar, por kanë pas emër edhe në ish futbollin jugosllav, si: Nusret Prekazi, Rexhep Potoku, Salih Çubreli, Enver Devçe, Enver Paçarada, Gani Xhaka, Ilijaz Spahiu, Adem Dobra, Skënder Selmani etj. të cilët kanë qenë referë që kanë përfaqësuar me sukses dhe autoritet më shumë kompetencë profesionale jo vetëm futbollin mitrovicas, por edhe atë të Kosovës!

Pastaj, të njëjtit referë ishin bartës edhe të ndarjes së drejtësisë në futbollin e pavarur të Kosovës, të cilët më shumë krenari ndanë drejtësinë edhe pse ata ishin më të përndjekur nga regjimi serb, por ata për asnjë çmim nuk u zmbrapsen misionit të organizimit dhe avancimit të referimit gjatë pavarësimit të futbollit të Kosovës. Në këtë mision të ndarjes së drejtësisë gjatë pavarësimit të futbollit të Kosovës, iu bashkangjitën edhe kolegët tjerë referë nga rajoni i Mitrovicës, të cilët jashtë kërcënimeve dhe ndjekjes së vazhdueshme nga regjimi serb, ata me sukses dhe krenari ndanë drejtësinë në futbollin e Kosovës, si; Nusret Prekazi, i ndjeri Enver Voca, i ndjeri Agim Hasani, i ndjeri Ismet Sejdiu, pastaj Isa Mustafa, Ililaz Spahiu, Rexhep Potoku, Vehbi Ibrahimi, Mehmet Islami, Lulzim Devçe, Nexhmedin Mehana dhe i ndjeri Ismajl Isufi.

Tani njëzet vite pas lirisë dhe gati tri vite pas pranimit të futbollit kosovar në organizmat evropian dhe botëror të futbollit, UEFA dhe FIFA, organizata e referëve të Mitrovicës nuk ka përfaqësim dinjitoz, të përfaqësimit me kuadro të shumtë të referëve, si dhe nuk ka nxjerrje shkollimi të lartë të kuadrove të përgatitur, profesional, hiq numër të vogël, të cilët mund ti numërojmë me gishta të dorës, si referët Raci, Tahiri, Isufi, Çaka, këta referë edhe pse kane arsyetuar veten se kanë drejtuar drejtësinë në futbollin e Kosovës të pas luftës më shumë autoritet dhe sukses, larg janë lanë nga konsiderata për avancim në ndarjen e drejtësisë në garat ndërkombëtare UEFA dhe FIFA.  Kjo situatë mua dhe shumë njohës të futbollit po na brengos, që për aq kohë të gjatë, as që kemi nxjerrje të kuadrove të reja e as avancim të referëve ekzistues në arenën ndërkombëtare dhe si duket dhe vërehet se organizata e Mitrovicës është lanë larg nga avancimi i organizatave tjera të futbollit të Kosovës, si ajo e Prishtinës, Gjilanit, Podujevës... etj. Si është e mundshme kjo të ndodhë, kur rajoni i Mitrovicës gjithmonë në çdo kohë ka prodhuar jo vetëm futbollistë, por edhe shumë referë me emër dhe autoritet në futbollin e Kosovës.

Pse kjo po ndodhë, dhe pse kjo problematik nuk shfaqet në opinionin futbolldashës mitrovicas dhe kush janë personat që mbajnë përgjegjësi për këtë ngecje të përfaqësimit dhe avancimit të referëve mitrovicas. Unë e di shkaktarët dhe personat që e kanë krijuar këtë gjendje të lënë dhe në ngecje të përfaqësimit dhe avancimit të referëve mitrovicas, por këta persona janë bërë vazal dhe të dëgjueshëm nga persona në Prishtinë, prandaj kjo situatë e uzurpimit për dhjetëra vite të pozitës drejtuese të referëve të Mitrovicës duhet t’i gjendet zgjidhje dhe të kërkohet reforma dhe ardhje të njerëzve të rinj organizator dhe me autoritet, që do të dijnë të përfaqësojnë referat mitrovicas! Mitrovica ka pas dhe ka persona të dëshmuar, për autoritet, të përfaqësimit dhe me tipare lidershipi dhe të vlerave profesionale, si z. Nazmi Raci, i cili vjen nga fusha e referëve mitrovicas, një personalitet publik, bartës i institucioneve lokale, si dhe kompetent për të drejtuar reformat dhe referët e rajonit të Mitrovicës. Uroj, që këto kërkesa të zënë vend të drejtuesit eminent të futbollit mitrovicas dhe të gjenden forma organizative në drejtimin e reformave të referët dhe të zgjidhen personat të cilët gëzojnë autoritet dhe dijnë të përfaqësojnë, të delegojnë dhe avancojnë referat mitrovicas.

Autori është ish gjyqtar i mirënjohur, sidomos kontribuoi shumë në pavarësimin e futbollit të Kosovës  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat