Hazard një nga më të mirët

Futboll

Hazard një nga më të mirët

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:20
Hazard një nga më të mirët

Thibaut Courtois vendosi të largohej nga Blutë e Londrës verën që lamë pas për të provuar fatin e tij me fanellën e Los Blancos, pas një tratative të zgjatur dhe të tensionuar mes dy klubeve respektive. Por me kalimin e tij në Madrid gardiani belg la pas në Stamford Birdge shokun e skuadrës edhe në kombëtaren belge 28-vjeçarin Eden Hazard.

Dëshira e tij për të qënë sërish pjesë e së njëjtes organikë këtë herë tek Reali i Madridit gjatë verës së ardhshme është e madhe, gjithsesi Courtois shprehet se nuk është në dijeni nëse në planet konkrete të Realit bën pjesë transferimi i Hazard. Në të vërtetë Los Blancos prej disa vitesh kanë fokusuar në radarët e tyre Hazard dhe i shtyrë nga një fakt i tillë Courtois shprehet se do të ishte shume bukur nëse ai do të transferohej në Bernabeu.

 “Është diçka të cilën duhet ta vendosë vetë Hazard dhe jam i bindur se transferimi në Madrid do të ishte shume pozitiv për të. Nuk jam ne dijeni nëse drejtuesit e klubit kanë në axhendën e tyre një operacion të tillë  por e them  me bindje se Hazard është një prej lojtarëve më të mirë dhe gjithashtu një prej miqve të mi më të mirë”.

Hazard ka një kontratë të vlefshme me Chelsea-n deri në verën e 2020 por duket se nuk është arritur ende një marrëveshje rinovimi mes tyre. Sidoqoftë shërbimet e belgut do të ishin të vyera në organikën e Realit duke qënë se ai shihet si investimi ideal pas largimit të Cristiano Ronaldos verën e shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat