Bartomeu ‘blindon’ Messin

Futboll

Bartomeu ‘blindon’ Messin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Bartomeu ‘blindon’ Messin

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu deklaroni me bindje se Lionel Messsi do të vijojë të mbajë veshur fanellën e klubit katalanas duke i përfaqësuar denjësisht blaugranat edhe gjatë sezoneve që do të pasojnë. Edhe pse nuk është formuluar ende kontrata e re e rinovimit për fenomenin argjentinas ajo të jetë e gatshme për tu firmosur brenda një harku të shkurtër kohor pohon Bartomeu. “Leo Messi do të vijojë të jetë pjesë e rëndësishme e jona edhe për vitet në vazhdim.  Ai është lojtar i këtij klubi dhe betimi ynë është që të jemi përgjithnjë bashkë.

Në këtë mënyrë Messi është pjesë e atij grupazhi lojtarësh që do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën blaugrana sikundër përkon të jetë edhe Jordi Alba”.  Jo vetëm lojtarët pasi në ripëtëritjen e strukturës katalanase Bartomeu dëshiron të mbajë prezent akoma për më gjatë edhe trajnerin Ernesto Valverde, një prej individëve që ka krijuar shumë besim tek drejtuesit duke garantuar kështu bankën e Barcelonës pavarësisht asaj që mund të ndodhë këtë sezon.

“Jam i sigurtë për qëndrimin e tij, ka arritur të krijojë një rreth besimi me lojtarët në dhomat e zhveshjes që reflektohet edhe fushën e blertë, për më tepër që është vetëm sezoni i dytë i shpenzuar në bankën e Barcelonës. Objektivi ynë parësor është të mbyllim këtë edicion të fortë dhe me fitoret e trofeve ku impenjohemi. Kam shumë besim tek Valderve, ndaj edhe nëse nuk do të arrinim të fitonim gjithçka,  ai do të vijojë të jetë trajneri ynë”, tha Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat