Vazhdon edhe për disa vite me Atleticon

Futboll

Vazhdon edhe për disa vite me Atleticon

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Diego Simeone

Tifozët e Interit duhet të presin të paktën edhe 3 vite të tjera për të parë Diego Simeonen në bankën e skuadrës së tyre. Edhe pse skuadra e futbollit Atletico Madrid nuk ka pasur ndonjë ecuri impresionuese në këtë sezon, drejtuesit e Los Colchoneros kanë blinduar trajnerin e tyre me një kontratë të re deri në verën e vitit 2022 duke e zgjatur edhe me 2 sezone marrëveshjen që skadonte në vitin 2020.  Mesa duket e ardhmja e Diego Simeones do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me atë të Los Colchoneros pasi argjentinas është i dashuruar me bardhekuqtë nga Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat