Mourinho: Kurrë mos thuaj kurrë

Futboll

Mourinho: Kurrë mos thuaj kurrë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:31
Mourinho: Kurrë mos thuaj kurrë

Trajneri Jose Mourinho ka bërë me dije se e ardhmja e tij është në Europë, duke refuzuar dy oferta të rëndësishme që kishin ardhur nga Amerika e Jugut. River Plate dhe Santos i kishin bërë një ofertë të mirë ekonomike trajnerit, që aktualisht është pa skuadër, pas shkarkimit dy muaj më parë nga banka e Manchester United. “Nëse më pyesni për të drejtuar ndonjë ekip latin, atëherë përgjigjja ime është jo”, ka thënë Mourinho. “Unë ndihem mirë këtu ku jam, në Europë, duke pushuar me familjen time. Unë do të vazhdoj të drejtoj në Europë, jam në kërkim të një ekipi europian. Gjithsesi, në jetë kam mësuar ‘kurrë mos thuaj kurrë’”, ka thënë mes të tjera Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat