Zyrtare, askush si Diego Simeone në La Liga

Futboll

Zyrtare, askush si Diego Simeone në La Liga

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:49
Diego Pablo Simeone

Atletico Madrid ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës së Diego Pablo Simeone me dy sezone të tjera. Marrëveshja e re do të skadojë në 2022-shin. 

Simeone është në drejtim të "Colchoneros" prej pothuajse tetë vitesh, që e bën atë edhe trajnerin më jetëgjatë në La Liga. 

Ai ka fituar tetë trofe me bardhekuqtë, duke përfshirë këtu La Liga-n në sezonin 2013-14, Kupën e Mbretit në 2013-ën dhe Europa League në 2012-ën dhe 2018-ën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat