Allegri rikthen një nga më të mirët për Frosinone-n

Futboll

Allegri rikthen një nga më të mirët për Frosinone-n

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Allegri

"Të fitojmë kundër Frosinone-s dhe të marrim tri pikët". Ky ka qenë mesazhi kryesor i trajnerit të Juventus-it, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së nesërme që Juventus do të luajë në kampionat para sfidës së Champions League kundër Atletico Madrid. 

"Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të përgatitemi në mënyrën e duhur për Champions-in. Bonucci do të luajë, ndërsa ka pak mundësi që Chiellini ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, Barzagli në stol. Ronaldo do të luajë dhe Dybala, i cili është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, do të kthehet në sulm. I hodha një sy statistikave të tij dhe mund të them se janë mbresëlënëse. Është një lojtar shumë i rëndësishëm", ka thënë trajneri italian.

"Ramsey? Është një lojtar i madh, por do të flasim për të pas disa muajsh. Champions? Duhet të mendojmë për veten tonë dhe të kualifikohemi kundër Atletico-s. Ndeshjet e djeshme? Real Madrid ka fituar si Real, Tottenham ka bërë një ndeshje të bukur. VAR në Champions? Më vjen mirë, sepse ndihmon. Goli i Ajax-it nuk do të ishte anuluar në kushte normale". 

Në fund, Allegri ka folur edhe për të ardhmen e tij: "Nuk ka asgjë 100% të sigurt, por jam mirë këtu prej pesë vitesh dhe jam i lumtur".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat