Presidenti i Barcës flet për talentin premtues të skuadrës, Riqui Puig

Futboll

Presidenti i Barcës flet për talentin premtues të skuadrës, Riqui Puig

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Riqui Puig

Riqui Puig është një nga emrat që po përmendet më së shumti në akademinë e Barcelonës.

Puig, i cili luan në pozitën e mesfushorit, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me grupmoshat e reja, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Lojtari është grumbulluar në disa seanca stërvitore edhe me skuadrën e parë të Barcelonës, ku është pëlqyer edhe nga Lionel Messi.

Por, presidenti i skuadrës, Josep Bartomeu, ka thënë se lojtari duhet të jetë i durueshëm deri kur të jetë koha e tij.

“Riqui Puig? Durim. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme, por ai duhet të bëjë punën e tij pak nga pak” ka thënë Bartomeu.

“Ju kujtohet Xaci apo Iniesta, dhe si ata kanë bërë shumë për t’u konsoliduar në skuadrën e parë… Por, kualiteti i Puig është i madh, ai ka ADN të Barcës” ka thënë tutje presidenti.

Puig po konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së skuadrës katalane dhe shpejt pritet që të fillojë paraqitjet e rregullta me skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat