City fillon bisedimet me Lyonin për Ndombelen

Futboll

City fillon bisedimet me Lyonin për Ndombelen

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:49
Tanguy Ndombele

Tanguy Ndombele është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Lyonit.

Mesfushori i talentuar francez ka bërë paraqitje mjaftë të mira si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Falë ndeshjeve të mira francezi i talentuar është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester City kishte shprehur interesim për transferimin e francezit gjatë afatit kalimtar dimëror por që oferta e tyre prej 50 milionë eurove ishte refuzuar nga Lyon.

Tani mediat angleze dhe ato franceze kanë raportuar se City ka filluar përsëri bisedimet me Lyonin për lojtarin.

Kampionët në fuqi të Anglisë po synojnë transferimin e Ndombeles gjatë afatit kalimtar veror.

Por për ta lënë të lirë yllin e tyre, Lyon kërkon së paku 65 milionë euro.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin e Francës janë edhe Juventus e Inter.

22-vjeçari ka një kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 20223, ndërsa këtë edicion në 33 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat