E festojnë fitoren në “Burger King”

Futboll

E festojnë fitoren në “Burger King”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:01
E festojnë fitoren në “Burger King”

Futbollistët e BATE Borisovit, përfshirë ish-lojtarin e Arsenalit – Aleksander Hleb – festuan fitoren në Europa League, kundër Arsenalit, duke ngrënë në “Burger King”, të premten në mëngjes.

Skuadra nga Bjellorusia shokoi djelmoshat e Unai Emeryt, duke fituar me rezultat minimal, 1:0.

BATE asnjëherë më parë nuk kishte fituar një ndeshje të fazës eleminuese në Evropë, para përballjes me Arsenalin, shkruan insport. Sidoqoftë, korespodenti “football london” në Bjellorusi, Charles Watts fotografoi lojtarët e skuadrës, duke shijuar një mëngjes në “Burger King” sot, në ora 8:00 të mëngjesit.

Ka pak gjasa që Hleb, i cili më herët kishte qenë pjesë e Arsenalit, të ketë shijuar ndonjëherë ndonjë ushqim në “Burger King” në Londër, për shkak të rregullave strikte të dijetës në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat