Nacho kërkon largimin nga Reali

Futboll

Nacho kërkon largimin nga Reali

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:22
Nacho Fernandez

Mbrojtësi spanjoll nuk është i kënaqur me minutat që po i jepen në dispozicion nga Santiago Solari.

Ardhja e Santiago Solarit në stolin e Real Madridit ka sjellë shumë pakënaqësi brenda grupit të lojtarëve madrilenë.

Përveç Iscos, i cili me Solarin pothuajse nuk po luan fare, edhe lojtarë të tjerë duket se kanë dalë kundër vendimeve të teknikut argjentinas.

Pas Marcelos, emri i fundit që i shtohet listës është ai i Nacho Fernandezit. Mbrojtësi mendon seriozisht të lërë Santiago Bernabeun në fund të stinorit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin që i është dhënë nga Solari.

Kujtojmë se nën drejtimin e Zinedine Zidane apo Julen Lopeteguit, 29-vjeçari ka luajtur më shum, ndërkohë këtë sezon ai ka luajtur vetëm në 12 takime në La Liga. Nacho Fernandez ka një kontratë që skadon në qershor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat