Hamsik foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

Futboll

Hamsik foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Hamsik foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

Vështirë për ta parë Buffon larg Juventusit, e njëjta situatë për të shikuar Raul te Schalke 04, Del Piero me fanellën blu të FC Sydney. Megjithatë, jeta vazhdon. Jemi duke pritur të shohim Marek Hamsik me një fanellë të ndryshme nga ajo e Napolit, në tokën kineze. Duke lënë Napolin, Hamsik përshëndeti klubin dhe tifozët e tij në rrjetet sociale të enjten. Tani është koha e prezantimit në Bratislavë, ku u shpall zyrtarisht si mesfushori i ri i Dalian.

Hamsik foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, me Napolin si një temë të mrekullueshme: "Jam duke pritur për diçka të re, jam i gëzuar dhe le të shohim se si do të shkojë kjo aventurë e re në një vend, që nuk e njoh. Megjithatë, e di se çfarë më pret mua. Mezi po pres për të filluar”. 

Një lamtumirë, që nuk ishte e lehtë për Hamsik, duke marrë parasysh atë që ai përfaqësonte për Napolin e mijëvjeçarit të ri: "Për mua nuk ishte e lehtë të shkruaja mesazhin përshëndetës; kam dy, ose tri ditë që nuk fle. Unë nuk qaj, por kam shkruar atë që kam ndjerë për Napolin me zemrën time. Ndoshta do të qaj kur të kthehem në “Sao Paulo”, të kthesa e fushës".

Me Napolin, Hamsik ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën Italiane, por kurrë trofeun e madh: titullin kampion në Serie A: "Më vjen keq që nuk e fitova titullin në Itali. Në të kaluarën kam pasur oferta, por nuk mund të kaloja te Juventusi. Kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë për tifozët e Napolit. Te Milani po, kam qenë afër. Sidoqoftë, kam kërkuar për të qëndruar vetëm te blutë në Itali".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat