Mancini: “Euro 2020 është e Italisë”

Futboll

Mancini: “Euro 2020 është e Italisë”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Mancini

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, është shprehur optimist për kompeticionin e radhës, Euro 2020.

Mancini ka insistuar se skuadra e tij mund ta fitojë Kampionatin Evropian 2020, duke thënë se nuk ka ndonjë skuadër më të mirë sesa Italia.

“E kemi kaluar traumën e Kupës së Botës. Ne duhet ta mbajmë atë në mendje si paralajmërim, por duhet të mendojmë për suksese të mëdha” ka thënë Mancini.

“Nuk ka skuadra më të mira se ne. Argjentina nuk mund të fitonte me Messin, dhe të tjerët nuk kanë Messin, kështu që pse ne të mos mendojmë për të fituar” ka thënë tutje selektori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat