Talenti i Ajaxit do ta përbënte një mbrojtje të “frikshme” me Virgil van Dijk
Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt duhet t’i bashkohet Liverpoolit, shkruan Gazeta Express.
Kështu mendon ish-përfaqësuesi holandez, Rene van der Gijp.
57 vjeçari beson se De Ligt do të ambientohej në mënyrë ideale tek “Reds” dhe se mund ta formonte një dyshe të shkëlqyeshme së bashku me Virgil van Dijk.
Talenti i klubit holandez kërkohet edhe nga Barcelona, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
De Ligt është sot njëri prej mbrojtësve më stabilë në futbollin evropian.
Me Van Dijkun përkrah, ai do ta formonte njërën prej mbrojtjeve më stabile në Evropë tek ekipi nga “Anfield Road.