Në shtëpinë e “Interit” momenti nuk është nga më të mirët. Duket se tashmë ish-kapiteni Icardi i ka orët e numëruara. Sipas “Gazzetta.it”, mësohet se, sulmuesi argjentinas ka zhvilluar të premten një takim me drejtuesit e “Interit” në “Appiano Gentile” (zyrat e Interit). Takimi ka zgjatur vetëm 15 minuta, çka do të thotë se nuk ka pasur shumë për të diskutuar, por vetëm për të sqaruar pozicionet përkatëse, pra lejen e largimit dhe nisjen e tratativës për të gjetur sistemimin e duhur për Icardin. Sulmuesi në fund të takimit është larguar nga zyrat e “Interit” me menaxheren dhe bashkëshorten e tij Wanda Nara tek Bentlay i saj.
Tërmeti në shtëpinë zikaltër ka nisur para pak ditësh, kur drejtuesit zikaltër i hoqën shiritin e kapitenit Icardit, pasi ky i fundit nuk pranojë të marrë pjesë në transfertën e Europa Ligës, ndaj “Wienws” në Austri. Tashmë fashën e kapitenit e ka Handanoviç, teksa Perisiç, anësori kroat i klubit milanezë, ka reaguar ashpër ndaj Icardit, duke rritur tensionin brenda klubit zikaltër. “Nëse do të largohet, le ta bëjë. Do të thotë që ka probleme këtu. Por Icardi duhet të ndalojë gruan e tij të flas në televizion për të”, mësohet ti ketë thënë Icardit, Perisiç.
Situata pra në klubin zikaltër nuk është aspak e qetë dhe duket se mund të merren dhe masa drastike për Icardin, për të dhënë një mesazh të qartë dhe për lojtarët e tjerë se kush komandon. /atsh