Amir Abrashi gati të rikthehet titullar!

Futboll

Amir Abrashi gati të rikthehet titullar!

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Amir Abrashi gati të rikthehet titullar!

Freiburg do të ketë gjashtë lojtarë mungesë në transfertën e radhës në Bundesliga-s. Ky fkat ka vënë jo pak në vështirësi trajnerin e Freiburg, Christian Streich, i cili do të ketë nesër një përballje të rëndësishme si ajo kundër Shalkes. Gjithësesi, ky është një lajm i mirë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.

I dëmtuar dhe jashtë fushe prej marsit të vitit të kaluar, “pitbulli” shqiptar, u rikthye disa muaj më parë në stërvitje me Freiburg. Ndërsa në janar, gjatë përgatitjeve të dimrit, Amir Abrashi luajti një takim miqësor me Freiburg kundër Mainz në Spanjë.

 Sinjalet ishin pozititve, ndërsa trajneri Christian Streich ka konfirmuar momentin e mirë, për rikthimine mesfushorit shqiptar në fushë. “Ai është stërvitur mirë me grupin”, ka thënë trajneri i Friburg, i cili duket se do e llogarisë si pjesë të listës së lojtarëve që do të grumbullohen kundër Shalkes në transfertë. 

Edhe mediat në Gjermani, e shohin mesfushorin e kombëtares shqiptare, si alternativën kryesore për mesfushën e Freiburg në takimin e nesërm, në mungesë të disa titullarëve të skuadrës gjermane. 

Ndaj pritet vetëm të bëhet zyrtare, grumbullimi me skuadrën dhe më pas pse jo dhe vendi në formacion i Amir Abrashit. Nëse kjo ndodh, ky do të ishte dhe një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat