Ky është mendimi i Mourinho për Neymar – Pele

Futboll

Ky është mendimi i Mourinho për Neymar – Pele

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Neymar

Ylli brazilian Neymar duket se ka arritur në nivelet për tu krahasuar me legjenden e Brazilit, Pele.

Neymar konsiderohet si një talent i pashoq, me aftësi të jashtëzakonshme teknike, dhe ai po bën një karrierë të mirë në Evropë.

Por, për tu krahasuar me Pele, sipas shumëkujt ai duhet që t’i sjellë trofe kombëtares së Brazilit.

E i këtij mendimi është edhe trajneri i njohur, Jose Mourinho, i cili në këtë debat, ka përmendur edhe trofetë me kombëtaren.

“Neymar është talent fantastik dhe askush nuk mund ta vë në dyshim këtë. Ai erdhi në Evropë dhe menjëherë u kthye në fitues” ka thënë Mourinho për ‘DAZN'.

“Mendoj se ata kanë harruar edhe emra si Ronaldo, Rivaldo e Ronaldinho, të cilët kanë luajtur mirë në Evropë, por edhe kanë fituar në nivele internacionale” ka thënë tutje ai.

“Neymar do të vazhdojë të luftojë që të jetë në elitën evropiane, ku ai aktualisht është dhe fitoret me Brazilin do të jenë ëndrra e tij” ka shtuar ndër të tjerash portugezi.

Këto komente të Mourinhos kanë ardhur pasi një revistë braziliane ka vënë emrin e Neymar si më i miri në historinë e Brazilit, pas Pele.

Pra, portugezi ka bërë të ditur se Neymar duhet të fitojë me Brazilin në mënyrë që të krahasohet me Pele dhe legjendat tjera të ‘Selecao’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat