Ancelotti akuzon UEFA-n

Futboll

Ancelotti akuzon UEFA-n

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:42
Ancelotti akuzon UEFA-n

Napoli e ka fituar 3:1 ndeshjen e parë të 1/16-ve të Ligës së Evropës të luajtur në fushën e Zurichut, por Carlo Ancelotti nuk ka qenë aspak i kënaqur dhe ka akuzuar UEFA-n.

“Fusha ka qenë e tmerrshme, ashtu si topi i Ligës së Evropës. Është shumë i lehtë dhe ka disa trajektore të çuditshme. Edhe fusha e   Zurichut ishte në kushte të papranueshme”, ka thënë trajneri i Napolit.

Në lidhje me ndeshjen, tekniku italian është shprehur: “Lorenzo po përmirësohet dhe po fillon të gjejë vazhdimësinë që ka pasur më parë. Mendoj se duhet të jemi më konkretë para portës, mund të kishim shënuar më shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat