Kastrati: Presim atmosferë të zjarrtë në stadium

Futboll

Kastrati: Presim atmosferë të zjarrtë në stadium

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Kastrati: Presim atmosferë të zjarrtë në stadium

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, tha se i gjithë qyteti me rrethinë jeton me derbin e madh. Ai premton se do të jap maksimumin dhe beson e shpreson se do të jetë lojë e fortë mes Dritës dhe Gjilanit, e cila luhet nesër në orën 13.30, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës. “Atmosfera në qytet është e zakonshme para derbit të futbollit. Çdo pjesë e qytetit te Gjilanit, sa i përket anës sportive të futbollit, jeton për këtë derbi. Sa i përket ekipit besoj që ia kemi dal së bashku ta krijojmë atmosferën pozitive dhe motivuese që sjellë derbi.

Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e derbit, fillimin e stinorit pranveror të kampionatit dhe përgjegjësinë që kemi ndaj ‘Skifterave’ dhe ndaj fanellës kuq e bardhë.  Presim festë sportive, presim atmosferë të zjarrtë në stadium. Festë të cilën do ta shijojnë të gjithë dashamirët e futbollit kosovar dhe do të luftojmë fuqishëm si grup që festa kuq e bardhë të zgjatë më shumë”, ka thënë Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat