Shaqiri godet përsëri Serbinë

Futboll

Shaqiri godet përsëri Serbinë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:56
Xherdan Shaqiri

Shaqiri ende s’e ka harruar emocionet që ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”

Shqiptari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon t’i ketë kujtimet e freskëta për golin që i shënoi Serbisë në Kupën e Botës në Rusi.

Ashtu siç ishte i veçantë për të ai moment, që ende s’e ka harruar – ka qenë i veçantë edhe për shumë shqiptarë anembanë botës.

Image

27-vjeçari ka publikuar një foto duke festuar pas golit që i shënoi Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Shaqa shënoi për 2-1 në minutat e fundit të takimit, dhe festoi atë gol me shqiponjë, çka mori vëmendjen e gjithë botës.

Në këtë ndeshje, gol shënoi edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithashtu e festoi atë duke bërë shqiponjën dy krenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat