Wanda thyen heshtjen, ja çka thotë rreth Icardit

Futboll

Wanda thyen heshtjen, ja çka thotë rreth Icardit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:23
Wanda dhe Icardit

Pas Mauro Icardit, edhe gruaja dhe njëherit agjentja e lojtarit, Wanda Nara ka thyer heshtjen.

Të dy vendosën që të reagojnë në ditën e të dashuruarve.

Icardi fillimisht postoi një shprehje të Mark Twain, ndërsa në orët e vona ishte Wanda që postoi një mesazh të ngrohtë drejt Mauros për vendimin që argjentinasi mori, duke dalë kundër klubit për Wandan e tij.

“Ju na mësuat ne se çfarë do të thotë të ëndërrosh, të vuash, të luftosh, të sakrifikosh, të qash, të vlerësosh, të fluturosh, të qëndrosh dhe të jetosh për dashurinë”, shkroi ajo për argjentinasin në Instagram.

“Ai që zgjedh me zemrën e tij nuk është kurrë gabim. Familja jote. Gëzuar Shën Valentinin”.

Sulmuesit të Interit i ishte marrë shiriti i kapitenit të mërkurën, para ndeshjes së Evropa Ligës kundër Rapid Viennas.

Rolin e kapitenit në skuadrën e zikaltërve tani do ta ketë portieri, Samir Handanovic.

Vendimi për t’ia hequr shiritin e kapitenit, edhe trajneri Luciano Spalleti, edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, e kanë përshkruar si të dhimbshëm, por e kanë bërë këtë me pretendimin se Icardi “nuk ka treguar se është kapiten i denjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat