Në prag të Liverpool-Bayern, legjenda e “The Reds” tregon pikën e dobët të bavarezëve

Futboll

Në prag të Liverpool-Bayern, legjenda e “The Reds” tregon pikën e dobët të bavarezëve

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:12
Liverpool

Sami Hyypia thotë se Liverpool duhet të godasë Bayern në kundërsulm kur dy skuadrat të ndeshjen në 1/8-at e Champions League.

Ekipi i Jurgen Klopp do të presë kampionët e Gjermanisë në Anfield të martën, teksa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 mars në Allianz Arena. 

Bayern nuk po kalon një sezon të mirë në Bundesliga dhe aktualisht ndodhet në vend të dytë, 5 pikë më pak se Dortmund. 

“Bayern nuk ka luajtur edhe aq mirë në kampionat këtë sezon, por mbetet i rrezikshëm,” shprehet Hyypia për Liverpool Echo. 

“Nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Van Dijk do të na mungojë, por nuk jam i shqetësuar pasi do t’i jepet mundësia një lojtari tjetër të tregojë vlerat e tij. 

“Unë e njoh shumë mirë Bayern dhe mendoj se pika e dobët e tyre është kundërsulmi. 

“Liverpool është goxha mirë në kundërsulme dhe mendoj se do të arrijë të shënojë disa gola ndaj Bayern.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat