United ofron 80 mln euro për sensacionin anglez, City përfiton nga oferta

Futboll

United ofron 80 mln euro për sensacionin anglez, City përfiton nga oferta

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:42
Jadon Sancho

Manchester United po përgatit një ofertë prej 80 milion euro për ta paraqitur tek Dortmund për të marrë shërbimet e talentit, Jadon Sancho.

“The Sun” ka bërë me dije se “Djajtë e Kuq” do të bëjnë këtë lëvizje të madhe në drejtim të 18-vjeçarin edhe për faktin se Marthial e Lingard nuk janë në nivelin e duhur, ndërkohë që të dy janë të paktën për 3 javë jashtë fushe për shkak dëmtimi.

Media angleze theksoi se nga kjo ofertë do të përfitojë edhe Manchester City, të cilët do të arkëtojnë 15% të shumës në fjalë, pasi janë ata që e shitën në Gjermani për 8 milion paund dhe në rast rishitje të sulmuesit të talentuar ata do të marrin përqindjen e lartpërmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat