Fatkeqësia e një talenti

Futboll

Fatkeqësia e një talenti

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:41
Fatkeqësia e një talenti

Kingsley Coman u rikthye në fushë edhe këtë herë si protagonist me dy gola për Bayern Munchen në transfertën ndaj Augsburg. Por, për francezin nuk është e thënë që të luajë dy ndeshje radhazi.

Më herët ai mungoi për tre muaj si pasojë e një dëmtimi të përsëritur në kavilje. Edhe në sfidën e djeshme u detyrua të dalë nga fusha në fillim të pjesës së dytë, pikërisht për një dëmtim në kavilje. Në fund të ndeshjes ishte trajneri Niko Kovac që tha se situata që mjekët i kishin paraqitur nuk ishte e mirë për sulmuesin.

“Sipas doktorëve, nuk duket mirë. Do ta ekzaminojmë nesër dhe do të shohim detajet”, tha trajneri i Bayern. Megjithatë dyshimi i parë është që ai do të humbë sfidën ndaj Liverpool për Champions League, por frika më e madhe ekziston për një ripërsëritje të dëmtimit të tij, çka do ishte fatale edhe për gjendjen psikologjike të 22-vjeçarit, i cili ka deklaruar se nëse dëmtohet edhe një herë rëndë do të tërhiqet nga futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat