Futbollisti Blerim Xhemaili nuk do të luajë më për ekipin kombëtar të Zvicrës, raporton “20 min”. Karriera e Blerim Xhemailit kishte filluar me ekipin e Zurich-ut.
Ai në vitin 2006 iu bashkua kombëtares së Zvicrës (69 ndeshje dhe realizoi 10 gola), luajti për 12 vite me plot sukses, së fundi në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”.
Aktualisht luan për Bolognan. Pas Valon Behramit edhe mesfushori Blerim Xhemaili nuk është pjesë e Zvicrës.