Bardhi asiston, Levante i jep leksion Celta Vigos

Futboll

Bardhi asiston, Levante i jep leksion Celta Vigos

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Bardhi asiston, Levante i jep leksion Celta Vigos

Pak kush ka pritur se Celta Vigo do të pësoi fiasko si vendas me rezultat 4:1 nga Levante e futbollistit shqiptar, Enis Bardhi. Sulmuesi shqiptar u paraqit titullar dhe me bashkëlojtarët e tij i dhanë leksion skuadrës së Celta Vigos.

Bardhi asistoi në golin e fundit dhe për fitoren bindëse të skuadrës së tij. Morales (20' e 62'), Coke (40'), Mayoral (89’) shënuan për fitoren e madhe të Levantes.

Për vendasit Mendez realizoi nga penalltia në minutën e 87-të. Levante tani për tani renditet në vend të 11-të me 30 pikë, gjashtë me shumë se Celta që mban pozitën e 16-të pas 24 javëve në ligën spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat