Ballkani starton furishëm në stinorin pranveror

Futboll

Ballkani starton furishëm në stinorin pranveror

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Blend Baftiu

Skuadra e Ballkanit nga Theranda arkëtoi tri pikë të mëdha në hapje të pjesës pranverore në elitën e futbollit të Kosovës. Kryetrajneri Sami Sermaxhaj është i lumtur pikët e plota që fituan në duel me Drenicën dhe i jep mundësi për të luftuar për mesin e tabelës.

Ballkani triumfoi me rezultat 2:0 para shikuesve të saj ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 18-të.

Në minutën e 11-të, Blend Baftiu kaloi në epërsi skuadrën e tij, kurse Edvin Kuç i dha qetësi kur shënoi për 2:0 në minutën e 63-të. Ballkani ngjitet në vend të shtatë me 24 pikë, sa ka edhe Drenica një pozitë me lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat