Flet nigeriani që vendosi derbin më të madh në Kosovë

Futboll

Flet nigeriani që vendosi derbin më të madh në Kosovë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Flet nigeriani që vendosi derbin më të madh në Kosovë

Nwabueze: E merituam fitoren, do të shënoj shumë gola

Drita ka fituar derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit, me rezultat 3:1 në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.

Për skuadrën kampione kjo është fitorja e dhjetë në histori ndaj Gjilanit, shkruan Insporti. Në këtë fitore debutuan trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi nigerian, Kyrian Nwabueze, i cili shënoi golin e dytë për “Intelektualët”. Nwabueze u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kjo është paraqitja e parë zyrtare në futbollin tonë.

Ai për mikfronin e “SuperSportit” deklaroi se tek Drita është ambientuar mjaftë mirë dhe se e merituan fitoren në derbi.

“Ne e kërkuam më shumë fitoren, të gjithë luftuan, jam i lumtur për fitoren, e kemi ditur se di do të luajmë, shpresoj të shënoj më shumë gola. Te Drita po ndihem mirë, kam bashkëlojtarë shumë të mirë”, deklaroi Nwabueze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat