Pajaziti shpjegon humbjen nga Drita

Futboll

Pajaziti shpjegon humbjen nga Drita

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:36
Pajaziti shpjegon humbjen nga Drita

Trajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti ka vlerësuar se futbollistët e tij treguan lojë të mirë në ndeshjen derbi me Dritën, por tri gabime të mëdha i kushtuan skuadrës me humbje.

“Kemi luajtur shumë mirë, por i bëmë tri gabime të pafalshme. Ndoshta edhe për faktin që ishte ndeshja e parë dhe mungoi ritmi i duhur, pastaj euforia pas golit të barazimit po ashtu na kushtoi. Sidoqoftë, humbja është pjesë e lojës, ne duhet të mbajmë kokën lart dhe të shohim përpara”, ka thënë Pajaziti.

Ai është shprehur i kënaqur me shumicën e përforcimeve. “Disa prej tyre nuk kanë pasur shumë minutazhë në gjashtë muajt e fundit, por mendoj se janë prurje cilësore. Kemi skuadër që mund të fitojmë ndaj kujtdo, por me gabime si ato që i bëmë sot mund edhe të pësojmë nga kushdo”, ka shtuar Pajaziti, i cili ka theksuar se Gjilani nuk do të preokupohet në renditje në raport me Dritën, por do të synojë të jetë sa më lart që është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat