Mesfushori shqiptar dhuron spektakël

Futboll

Mesfushori shqiptar dhuron spektakël

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Kristi Qose

Mesfushori nga Bilishti, Kristi Qose vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Ruzemberok në kampionatin sllovak. 23-vjeçari shënoi golin e dytë në triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti në kampionat përballë Z.Moravce.

Për Qosen ky ishte goli i 6-të në 17 javë, teksa shqiptari është shndërruar në një protagonist absolut te Ruzemberok që mban vendin e 4-t në kampionat me 31 pikë në 19 ndeshje. Në përballjen e sotme mesfushori u aktivizua 90 minuta, duke bërë një paraqitje tepër pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat