Juventusi gati për një tjetër blerje të shtrenjtë

Futboll

Juventusi gati për një tjetër blerje të shtrenjtë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:29
Juventusi

Juventusi befasoi të gjithë tre vjet më parë kur bleu nga Napoli sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain për vlerën e 90 milionë eurove, por ky skenar mund të përsëritet sërish këtë verë. Bardhezinjtë kanë piketuar përforcimin e radhës për mbrojtjen dhe ai është senegalezi Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi 28-vjeçar kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës, me Manchester Unitedin në “pole position”, por tashmë në garë kanë hyrë edhe kampionët e Italisë. Juventusi kërkon me çdo kusht një mbrojtës të fortë, duke parë se Chiellini dhe Bonucci janë në fundin e karrierës.

Për këtë arsye, bardhezinjtë janë gati të bëjnë çmendurinë dhe të sjellin në Torino mbrojtësin e Napolit edhe pse për ta realizuar këtë gjë u duhet të paguajnë deri në 150 milionë euro. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka thënë se nuk ulet në bisedime me askënd që nuk ofron këtë shifër.

Juventusi po mendon të përdorë në këtë transferim edhe ndonjë lojtar, për të ulur disi këtë shifër, që do të ishte rekord për një mbrojtës. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit ka nisur të mendojë që tani për këtë transferim, për t’i dhuruar trajnerit Allegri një mbrojtës të klasit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat