Messi i jep tri pikë Barcelonës, Valladolid ‘rrëzohet’ në Camp Nou

Futboll

Messi i jep tri pikë Barcelonës, Valladolid ‘rrëzohet’ në Camp Nou

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 22:40
Leo Messi

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të La Liga.

Skuadra katalane ka arritur që para tifozëve të saj në ‘Camp Nou’ të triumfojë me rezultatin minimal 1:0, kundër Real Valladolid.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi argjentinasi Lionel Messi, kur po luhej minuta e 43’ e ndeshjes.

Kampionët në fuqi patën edhe tri mundësi të tjera të shkëlqyera, por Suarez, Boateng e Lionel Messi dështuan.

Në minutën e 85’ Lionel Messi kishte mundësi që të shënonte edhe golin e dytë personal, por kësaj radhe gaboi nga pika e bardhë.

Me këtë fitore Barca ngritët në kuotën e 54 pikëve, duke u shkëputur me 7 pikë nga Atletico Madrid. Real Madrid mund të afrohen në gjashtë pikë, me një fitore eventuale ndaj Gironas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat