Piatek flet pas dy golave të shënuar, jep një deklaratë interesante

Futboll

Piatek flet pas dy golave të shënuar, jep një deklaratë interesante

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 00:15
Krzysztof Piatek

Krzysztof Piatek pranon se nuk e ka pritur një start të tillë me Milanin.

Sulmuesi polak ka arritur të shënoj gjashtë gola në vetëm pesë paraqitje për klubin.

“Unë gjithmonë besoj në veten time dhe besoj se do të shënoj shumë gola, por unë pranoj se gjashtë gola në pesë ndeshje është më shumë se që prisja,” tha ai për DAZN dhe Milan TV.

“Unë jam markuar shumë mirë, por e dija që topi do të vinte herët a vonë, kështu që unë e bëra lëvizjen tek goli i parë – për t’u siguruar që kam arritur atje i pari”.

“Jam i kënaqur me dy golat e sotëm dhe dëshiroj të vazhdoj kështu. Unë jam një sulmues, kështu që unë do të doja të shënoja në çdo ndeshje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat