Aksidenti fatal i Emiliano Sala, vjen akuza: “E vranë ata!”

Futboll

Aksidenti fatal i Emiliano Sala, vjen akuza: “E vranë ata!”

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 00:18
Emiliano Sala

Më 21 janar është shkruar faqja më e trishtueshme e historisë së merkatos së futbollit. Nantes kishte arritur marrëveshjen me Cardiff City për shitjen e kartonit të Emiliano Sala dhe sulmuesi argjentinas ishte i lumtur të shkonte e të realizonte ëndrrën e tij, të luante në Premier League.

Sulmuesi 28-vjeçar u përshëndet me shokët e klubit francez dhe hipi në atë aeroplan të mallkuar që bëri të humbnin gjurmët e tij për javë, para se të rigjehej në kanalin e Manica. 

Të shumtë ishin ata që folën, por i afërmi i futbollistit, Matias Gatti, theu heshtjen para ceremonisë së varrimit, duke lëshuar akuza të rënda: “Atë e vranë!”.

“Emilianon e vranë. Kishte shumë parregullsi, u bë gjithçka në mënyrë të gabuar dhe e detyruan të hipte në atë avion. Po bëhej një njeri i rëndësishëm dhe e lanë vetëm, madje pa asnjë përfaqësues”, akuzon kushuriri i futbollistit të ndjerë.

“Besoj se drejtësia do të hetojë, sepse ka patur shumë parregullsi që nga fillimi. Duhej t’i kishin kushtuar pak më shumë kujdes dhe t’i mundësonin udhëtimin në një aeroplan me kushte të tjera”, vijoi familjari i sulmuesit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat