Isco dhe Solari asesi të gjejnë mirëkuptim

Futboll

Isco dhe Solari asesi të gjejnë mirëkuptim

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 09:18
Isco dhe Solari

Tashmë është e përfunduar. Solari nuk e llogarit më Iscon në planet e tij.

Raportet e Solarit me mesfushorin spanjoll duket se janë thyer përfundimisht, sipas raportimeve të ‘AS’.

Që kur erdhi në krye të stolit të ‘Los Blancos’, Solari nuk e pëlqente stilin e lojës të spanjollit.

Ishte muaji nëntor kur Isco refuzoi të shkundte dorën me trajnerin e tij, në humbjen 3:0 nga Eibar, dhe aty filloi përçarja e madhe.

Chelsea, Manchester City dhe Juventus po vëzhgojnë me interesim të madh situatën e lojtarit, i cili me gjasë po kalon sezonin e fundit në ‘Santiago Bernabeu’.

Isco nuk ka startuar në asnjë ndeshje që prej muajit tetor, kur Solari morri drejtimin e skuadrës. Raportohet se Isco do zgjedhë njërin nga këto ekipe dhe gjatë verës largimi i tij nga Real Madrid është diçka e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat