Nuk transmetojnë ndeshjen e Bayernin për shkak të një femre

Futboll

Nuk transmetojnë ndeshjen e Bayernin për shkak të një femre

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:06
Nuk transmetojnë ndeshjen e Bayernin për shkak të një femre

Ndeshja e Bundesligës mes Augsburg dhe Bayern Munih (fituar 3:2 nga bavarezët) luajtur të shtunën nuk është dhënë në mediat iraniane. Shkak është bërë gjyqtarja femër e këtij takimi Bibiana Steinhaus.

Televizioni iranian e ka quajtur si të papërshtatshëm të transmetojë pamjet “live” të këtij takimi. Sipas tij, në fushë ndodhet një femër që vrapon bashkë me meshkujt, duke mbajtur të veshur pantallona të shkurtra.

Ligji iranian ndalon televizionet të japin pamje të femrave liberale dhe që nuk janë të veshura në mënyrë të rregullt. Kjo nuk është hera e parë që në këtë shtet ndodh një gjë e tillë, pasi edhe më parë ka ndodhur që në Iran të mos jepen ndeshje ku është kjo gjyqtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat