Boateng titullar me Barcelonën, hajdutët i boshatisin shtëpinë

Futboll

Boateng titullar me Barcelonën, hajdutët i boshatisin shtëpinë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:17
Boateng

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur gjatë kohës së ndeshjes mes Barcelonës dhe Vajadolidit për futbollistin Kevin Princ Boateng.

Mesfushori ganez ishte preferuar titullar nga ana e teknikut Ernesto Valverde, por, ndërsa  ishte në fushë, në shtëpinë e Boateng mësynë hajdutët. Mësohet se 31-vjeçarit i janë rrëmbyer sendet personale, kryesisht bizhuteri me vlerë deri në 300.000 mijë euro.

Ndërkohë, përveç sendeve nga shtëpia e Boateng është vjedhur edhe një shumë e konsiderueshme parash. “Prince” u transferua në mënyrë surprizuese nga blaugranat prej Sasuolos, ku tregoi një formë të mirë teksa edhe drejtuesit katalanas ishin të bindur t’a transferonin në “Camp Nou” si një alternativë me shumë eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat