Çuditë Real Madridi, poshtërohet në Madrid!

Futboll

Çuditë Real Madridi, poshtërohet në Madrid!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Pamje nga ndeshja

Real Madridi din edhe të çuditë tifozët e vet! Girona ia bën mat Realit, duke e mundur me rezultat 2:1 në Santiago Bernabeu.  Reali poshtërohet në Madrid. Me këtë humbje Reali e vërteton se nuk ka fuqi që të luftojë për titullin e kampionit, sepse ngec për 10 pikë larg Barcelonës, ku kanë mbetur edhe 14 javë deri në fund të kampionatit spanjoll. Në minutën e 25-të, braziliani Casemiro shënoi gol të bukur me kokë për 1:0 për Realin. Por pjesa e dytë ka qenë e kobshme për vendasit, për kampionin në fuqi të Evropës, duke pësuar dy herë.

Në minutën e 65-të penallti për Gironan dhe futbollisti Stuani i pagabueshëm, 1:1. Ndërkaq, Portu në minutën e 75-të, nga afërsia shënon për 1:2 dhe hesht Madridin. Në fund të takimit, Ramos ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe Reali mbetet me një futbollist me pak në fushë. Reali është në pozitën e tretë me 44 pikë, kurse Girona senzacionale në vend të 15-të me 27 pikë pas 24 javëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat