Natë horrori

Futboll

Natë horrori

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Kevin Prince Boateng

Kevin Prince Boateng ka luajtur 60 minuta në sfidën e mbrëmshme të Barcelonës ndaj Real Valladolid. Një sfidë që u mbyll me fitore falë Lionel Messit, pavarësisht rezultatin e ngushtë 1:0. 

Deri këtu duket gjithçka mirë, por teksa Boeteng po luante në fushë, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe kishin marrë ç’kishin gjetur. 

Mesfushorit me tipare sulmuese i kanë grabitur bizhuteri dhe para në vlerën e 300,000 eurove. 

Kështu që buzëqeshja në fytyrën e tij është ngrirë menjëherë sapo ka hyrë në shtëpi dhe ka parë çfarë ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat