Shkëndija bën me vaj maqedonët, +8 pikë!

Futboll

Shkëndija bën me vaj maqedonët, +8 pikë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:47
Shkëndija bën me vaj maqedonët, +8 pikë!

Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, thellon edhe më shumë epërsinë dhe shkon drejt titullit të ri. Tetovarët para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Vardarit nga Shkupit, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë Veriore.

Në minutën e 23-të, Omar Imeri shënon për fitoren e madhe dhe në anën tjetër bën me vaj maqedonët.

Shkëndija udhëheq me 43 pikë apo ka +8 pikë nga Vardari që mban pozitën e dytë në klasifikim. Trajneri i Shkëndijes, Qatip Osmani, është i lumtur për fitoren e madhe, për thellimin e epërsisë në krye të tabelës dhe pretendon të vazhdojnë me serinë e fitoreve edhe në sfidat e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat