Pikë e madhe për Renovën dhe Shkupin

Futboll

Pikë e madhe për Renovën dhe Shkupin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:01
Ilustrim

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti, kthehet me një pikë të madhe, duke barazuar 1:1 me Rabotniçkin nga Shkupi. Për vendasit shënoi Petar Petkovski (45’) dhe trim i barazimit për Renovën ka qenë Nenad Miskovski, i cili shënoi nga penalltia në fund të sfidës. Rabotniçki është në vend të katërt me 27 pikë, ka pesë më shumë se Renova në pozitën e shtatë. Sileksi barazoi me rezultat 2:2 me skuadrën shqiptare Shkupin. Georgiev (20') e Rajkoviq (40') shënuan për vendasit dhe Kocev (autogol 76') për Shkupin.  Pas 19 jave në kampionatin maqedon, Sileksi renditet në vend të tetë me 19 pikë, ka 5 me pak se Shkupi që është i pesti.

Liga e Maqedonisë

Rabotniçki-Renova 1:1

Shkëndija-Vardari   1:0

Sileksi-Shkupi  2:2

Pobeda-Bellasica     1:1

A. Pandev-Makedonija   3:0

Tabela

1. Shkëndija     19     13     4       2       43

2. Vardari          19     10     5       4       35

3. A. Pandev     19     10     3       6       33

4. Rabotniçki   19     8       3       8       27    

5. Shkupi 19     6       6       7       24

6. Renova         19     5       7       7       22

7. Makedonija GP    19     5       6       8       21   

8. Sileksi  19     4       7       8       19

9. Pobeda         19     5       3       11     18

10. Bellasica     1:1    19     4       6       9       18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat